“Bomba e ditës”, Lionel Messi transferohet në PSG në muajin e ardhshëm

Futboll

“Bomba e ditës”, Lionel Messi transferohet në PSG në muajin e ardhshëm

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Leo Messi

Gjatë ditës së kaluar, shorti vendosi Barcelonën përball PSG, por si duket Lionel Messi do të luajë sfidën e Ligës së Kampionëve në taborrin tjetër.

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, është në muajt e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, dhe gjatë afatit kalimtar të verës shprehu dëshirën e tij për largim nga “Camp Nou”.

Sipas “FootballTransfers”, PSG ka njoftuar dyqanet e saja që të bëhen gati, pasi transferimi i Lionel Messit do të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar.

Për Lionel Messi interesim kishte shfaqur edhe Manchester City në krye me Pep Guardiolan, por si duket 33 vjeçari preferon një ribashkim me Neymar në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat