Sokoli tregon shqetësimin që ka Gjilani para ndeshjes me Ballkanin

Futboll

Sokoli tregon shqetësimin që ka Gjilani para ndeshjes me Ballkanin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:52
Sokoli tregon shqetësimin që ka Gjilani para ndeshjes me Ballkanin

Bylbyl Sokoli e ka nisur mbarë ‘aventurën’ e tij te Gjilani, derisa ka shënuar fitoren në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës përballë KEK-ut me rezultat bindës 5:0.

Tekniku i ‘kuqebardhëve’ u nda i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, ndërkohë që ka theksuar se lëndimet po e penalizojnë ekipin.

“Futbollistët treguan diciplinë në lojë dhe përgjegjësi. Vërehet që në këtë skuadër ka shumë cilësi, mirëpo kemi probleme të mëdha me lëndimet, ndërkohë që sot na u shtuan problemet pas lëndimit të Oltion Rapës”.

Sokoli bëri disa ndryshime në përbërje dhe gjatë ndeshjes, ndërkohë që theksoi se këtë gjë e ka bërë për t’i ruajtur futbollistët nga lëndimet.

“Zëvendësimet e hershme erdhën si pasojë që menduam t’i ruanim disa nga futbollistët kryesor, pasi që kemi probleme me lëndimet. Kemi mbi 5-6 futbollistë të cilët janë duke u rikuperuar”, potencoi Sokoli.

Të shtunën Gjilanin e pret një ndeshje e vështirë ndaj Ballkanit, ndërkohë për këtë takim “Profa” u shpreh:

“Pavarësisht mungesave që kemi, të cilat janë një problem i madh për ne, sidomos ne repartin defansiv. Ne udhëtojmë për t’u prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme përballë një Ballkani tejet të fortë dhe cilësorë. Do të jetë një ndeshje derbi dhe presim të paraqitemi sa më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat