Organizon ndejë private në kohë pandemie, përjashtohet nga klubi

Futboll

Organizon ndejë private në kohë pandemie, përjashtohet nga klubi

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Organizon ndejë private në kohë pandemie, përjashtohet nga klubi

Klubi elitar belg i futbollit, Ostend e përjashtoi sot portierin, Fabrice Ondoa, pasi që organizoi një aheng pavarësisht ndalimit të tubimeve për shkak të virusit korona.

Mediat në Belgjikë raportojnë se portieri nga Kameruni Ondoa kishte organizuar ndejë private me 10 persona.

“Fabrice Ondou organizoi një aheng në të cilën 10 njerëz shkelën të gjitha masat kundër pandemisë së virusit korona”, shkruhet në një deklaratë të klubit.

Policia me këtë rast për shkak të zhurmës ka ndërruar masa duke e ndërprerë ahengun.

“Klubi është mbi individin dhe ne u detyruam ta largojmë duke pasur parasysh seriozitetin e situatës”, shkruhet ndër të tjera në reagim.

Belgjika është një ndër vendet evropiane që po praktikon masa të rrepta për parandalimin e virusit COVD-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat