Perez gjen pasuesin

Futboll

Perez gjen pasuesin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:42
Perez gjen pasuesin

E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madrid nuk është e sigurt.

Pas kualifikimit në 1/8-at e Champions League, i arritur në javën e fundit të grupit, dhe pasiguritë në lidhje me La Liga-n, fati i francezit mund të mos jetë në kryeqytetin spanjoll.

Aventura e dytë e Zizou në stolin e madrilenëve mund të mbyllet në fundin e sezonit. Këtë e ka bërë të ditur protali i njohur iberik todofichajes.com, sipas të cilit ndarja mes Los Blancos dhe francezit është vendosur.

Trajneri, pas përfundimit të sezonit, do t'i thotë lamtumirë klubit.

Në vendin e tij mund të merret Mauricio Pochettino, i cili pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat