Udinese ndalet pas tre fitoresh radhazi

Futboll

Udinese ndalet pas tre fitoresh radhazi

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Udinese ndalet pas tre fitoresh radhazi

Pas tre fitoresh radhazi, Udinese është ndalur në barazim pa gola përballë Crotones në Friuli, në ndeshjen e parë të javës së 12 të kampionatit italian.

Tri ditë më parë friulianët triumfuan 2:3 në transfertën ndaj Torinos, por sot nuk arritën të gjejnë golin e fitores, ndonëse krijuan mundësi të shumta.

Në pjesën e parë ishte sulmuesi Pussetto, që pas asistit të kapitenit De Paul, arriti të dërgojë topin në rrjetë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të sulmuesit bardhezi.

E nëse Udinese la dy pikë, ky mund të cilësohet një sukses për Crotonen, që pas fitores 3- ndaj Spezias të shtunën, shkoi në kuotën e 4 pikëve të fituara në dy ndeshjet e fundit, ndërkohë që në 10 javët e para kishte fituar vetëm 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat