Lampard ankohet për kalendarin

Futboll

Lampard ankohet për kalendarin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:55
Lampard ankohet për kalendarin

Chelsea pësoi një disfatë në Premier Ligë ndaj Wolves me shifrat 2-1, e cila I kushtoi londinezëve vendin e parë në kampionat.

Ndryshe nga herët e tjera, djemtë e Lampard nuk treguan formën e tyre më të mirë, teksa shenjat e lodhjes ishin të dukshme. Edhe vetë tekniku anglez u shpreh se futbollistët e tij janë lodhur nga të luajturit me kalendar të ngjeshur.

“ Ne luajtëm ndaj Evertonit, në një ndeshje mjaft të vështirë. Vetëm tre ditë më pas luajtëm në Champions League dhe sot patëm një skuadër mjaft të fortë përballë si Wolves.

Duket si një maratonë që nuk mbaron kurrë, lojtarët janë mjaft të lodhur.

Megjithatë ne do të kërkojmë të fitojmë me patjetër në ndeshjet e tjera”- u shpreh Lampard në konferencën për shtyp pas disfatës ndaj Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat