Lajm i mirë për Muriqin

Futboll

Lajm i mirë për Muriqin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Lajm i mirë për Muriqin

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi është duke e përfunduar rikuperimin e tij dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Napolit, raporton "La Lazio Siamo Noi".

26-vjeçari ka qenë duke vuajtur nga një lëndim i pësuar në fitoren 3:1 ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes ka stërvitur i vetëm dhe është duke u punuar në detajet e fundit të rikuperimit.

Ka gjasa që sulmuesi i Kosovës të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Napolit, por gjithçka do të dihet në 48 orët e ardhshme.

Ndryshe, Muriqi u transferua në verë te Lazio nga Fenerbahçe, por ende nuk e ka gjetur golin me skuadrën romake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat