Gjilani nënshkruan kontrata profesionale me 5 futbollistë

Futboll

Gjilani nënshkruan kontrata profesionale me 5 futbollistë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Gjilani nënshkruan kontrata profesionale me 5 futbollistë

Klubi i futbollit Gjilani firmos me pesë futbollistë të rinj.

"Sport Club Gjilani nënshkruan kontrata profesionale me 5 futbollistë nga akademia.

Sport Club Gjilani, njofton se sot ka nënshkruar kontrata profesionale me 5 futbollistë, ku 4 prej tyre janë të datëlindjes 2002 dhe njëri 2003.

Bëhet fjalë për futbollistët e kategorisë U-19, të cilët nën dirigjimin e trajnerit, Premton Muja, këtë vit kanë treguar lojëra dhe rezultate mjaft të mira, pas pjesës së parë kampionale në superligën e juniorëve, duke ndarë vendin e parë me pikë të barabarta me Trepçën '89, me nga 40 sosh.

Futbollistët, Art Ramadani (25.09.2002), i cili luan si sulmues krahu, Redon Ismaili ( 23.10.2002) pozita e tijë është mesfushor qendre, Fatlum Leka (22.02.2003 ) qendërsulmues, Omer Shemshiji qendërmbrojtës(08.05.2002) dhe Ismet Hamdiu (18.07.2002) i cili dallohet me shpejtësinë e tijë në krahët e sulmit, janë futbollistët të cilët sot në zyret e Sport Club Gjilanit, në praninë e drejtorit ekzekutiv, Sevdail Robelli, nënshkruan kontratat e tyre të para profesionale, të vlefshme deri në vitin 2025.

Rezultatet dhe puna e shkëlqyeshme të cilën po e bëjnë trajnerët në shkollat e futbollit të klubit tonë, po japin frytet e tyre.

Klubi ju dëshiron suksese në mëtutjeshme gjatë pjesës së dytë kampionale futbollistëve të lartëcekur dhe gjithë skuadrës së drejtuar nga Muja", njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat