Arsenali kërkon këndelljen

Futboll

Arsenali kërkon këndelljen

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Arsenali kërkon këndelljen

Arsenali pret sonte në Emirates skuadrën në formë të Southampton, të cilët janë në pjesën e parë të tabelës dhe kanë një ecuri fantastike në Premier Ligë

Arsenali është njëra prej skuadrave më në krizë në Angli këtë fillim sezon.

Skuadra e Mikel Artetës nuk di për fitore për më shumë se një muaj dhe ka humbur 3 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe është pa fitore në këtë ligë që tetë ndeshje.

Sonte ata në fushë të vetën presin skuadrën në formë, Southampton, skuadër e cila është në vendin e 4 me 23 pikë, 10 pikë më shumë se Arsenali që është në vendin e 15 me 13 pikë.

Për Arsenalin sonte nuk do të mund të startojë Xhaka për shkak se u ndëshkua me të kuq, por nga minuta e parë ka startuar Nicolas Pepe që u ndëshkua me të kuq para tri ndeshjeve.

Bashkë me Pepen në sulm të Arsenalit ka startuar edhe Aubameyang e Nketiah.

Shkodran Mustafi në anën tjetër është ftuar në këtë ndeshje por do të jetë në bankë rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat