Tre klube pas Eriksenit

Futboll

Tre klube pas Eriksenit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Tre klube pas Eriksenit

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, do të largohet nga skuadra italiane.

Danezi nuk mendon të qëndrojë tek italianët, pasi marrëdhëniet e tij me trajnerin Antonio Conte janë krejtësisht të krisura.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se mesfushori ka ofertën e 3 klubeve. PSG, Manchester United dhe Arsenal e duan ta kenë që në merkaton e janarit, pasi besojnë te cilësitë e Eriksen.

Mundësia më e mirë mendohet me PSG, pasi po projektohet një shkëmbim mes Paredes dhe Eriksen. Të dy nuk po luajnë shumë dhe mund të zgjedhin të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat