Ja kur zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë

Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Ja kur zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë

Superkupa e Italisë, e cila do të luhet në mes të Juventusit dhe Napolit, do të zhvillohet më 20 janar në stadiumin Mapei në Sassuolo dhe do të këtë emër të ri, PS5 Supercup

Ngjarja është konfirmuar nga Lega Seria A, përmes Sony Interactive Entertainment në Italia këtë mbrëmje.

Tradicionalisht, ndeshja në mes të fituesit të Serie A dhe fituesit të Kupës së Italisë luhet në një fushë neturale.

Për dallim nga finalet e kaluara kur ndeshja është zhvilluar në Olimpico në Romë, kësaj radhe do të zhvillohet në stadiumin Mapei në Reggio Emilia dhe ka mundësi prapë pa shikues.

PlayStation 5 e ka sponsorizuar këtë garë, kështu që ajo do të quhet PS5 Supercup.

“Ne shprehim kënaqësinë e madhe pasi që kemi arritur marrëveshje me Sony Interactive Entertainment Italia,” ka thënë Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A, “një brend i i njohur në të gjithë botën me të cilin në shkembëjmë vlera të përbashkëta dhe vizion që ndihmon në ndërtimin e të ardhmes për gjeneratat e reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat