Zeneli asiston për fitoren e skuadrës së tij në Francë

Futboll

Zeneli asiston për fitoren e skuadrës së tij në Francë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
Zeneli asiston për fitoren e skuadrës së tij në Francë

Futbollistët e kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, treguan lojë të mirë për Reims-in, duke shënuar fitore si vendas me rezultat 3:2 ndaj Nantes, në kuadër të javës së 15-të të Kampionatit të Francës.

Zeneli asiston në golin e tretë dhe të fitores, ku Cafaro shënon.

Për Reims realizuan Toure (68'), Dia (72'-nga penalltia), Cafaro (74') dhe për Nantes Pallois (18') e Blas (79'). 

Berisha dhe Zeneli u zëvendësuan në minutën e 82-të.

Nantes është në vend të 15-të me 14 pikë, ka një pikë më shumë se Reims që është një vend më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat