Lewandowski shënues i dyfishtë, Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut 

Futboll

Lewandowski shënues i dyfishtë, Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut 

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:22
Lewandowski shënues i dyfishtë, Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut 

Futbollisti Robert Lewandowski është në formën më të mirë dhe me dy golat e tij e ndihmon kampionin në fuqi, Bayernin nga Munihu, që të fiton me rezultat 2:1 ndaj Wolfsburgut, në takimin e javës së 12-të të Bundesliga I.

Lewandowski realizon në minutën e 45+1 dhe në atë të 50-tën, ndërsa për Wolfsburgun shënon Philipp në minutën e 5-të.

Wolfsburg edhe pse avancoi nuk arriti që të ruajë rezultatin deri në fund.  

Bayer Leverkusen kryeson tabelën me 28 pikë, duke lënë pas Bayernin dhe Leipzig me nga 27, ndërsa Wolfsburg është në pozitën e pestë me 21 sosh. 

Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 15 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat