Barcelona fiton derbin kundër Sociedadit të Adnan Januzaj

Futboll

Barcelona fiton derbin kundër Sociedadit të Adnan Januzaj

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Barcelona fiton derbin

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Sociedadit.

Katalunasit me shumë vështirësi arkëtuan tre pikë ndaj skuadrës së futbollistit nga Kosova, Adnan Januzaj. 

Alba në minutën e 31-të dhe de Jong në atë të 43-tën shënuan për fitoren e katalunasve, ndërsa Willian Jose shënon në minutën e 27-të për Sociedadin. 

Messi me shokë fituan tre pikë të mëdha, ndërsa Januzaj u paraqit standard, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 20-të dhe u zëvendësua në atë të 56-tën.

Sociedad është në vend të dytë me 26 pikë pas 14 jave dhe

Barcelona ngrihet në pozitën e pestë me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat