Jordi Alba i jep një goditje të fortë në fytyrë Adnan Januzajt, video bëhet virale në rrjetet sociale

Futboll

Jordi Alba i jep një goditje të fortë në fytyrë Adnan Januzajt, video bëhet virale në rrjetet sociale

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 00:52
Adnan Januzaj

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në Camp Nou përballë Real Sociedadit me rezultat 2-1.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar me vendasit që fituan falë një paraqitje të madhe nga e gjithë skuadra.

Sulmuesi shqiptar, Adnan Januzaj ishte titullar në këtë sfidë për Real Sociedadin dhe pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

Por një rast shumë komik ka ndodhur në këtë takim mes Adnan Januzajt dhe mbrojtësit spanjoll të Barcelonës, Jordi Alba.

Ishte minuta e fundit e pjesës së parë kur futbollisti nga Kosova ishte duke luftuar në vijë me Martin Brainthwaite.

Gjithsesi video e goditjes që Alba pa dashje i dha Januzajt është bërë virale në rrjetet sociale, pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

Januzaj pati paraqitje shumë të mirë në përballje me Barcelonën, por ai u largua nga loja në minutën e 56-të pas një zgjatje të muskujt.

Sigurisht që goditjen e Albas ylli nga Kosova nuk do ta harrojë për një kohë të gjatë, pasi përveç që ishte shumë e fortë, ajo tani ndodhet në secilën nga faqet më të mëdha të sportit në rrjetet sociale dhe Januzajt do t’i bie shpesh ta shoh atë. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat