Conte: Ndaj Napolit fitore që vlen dyfish

Futboll

Conte: Ndaj Napolit fitore që vlen dyfish

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:49
Conte

Antonio Conte vlerësoi maksimalisht suksesin që arriti Interi i tij ndaj Napolit, me zikaltrit që koleksionuan fitoren e 5-të rresht në kampionat dhe e ngushtuan në vetëm 1 pikë diferencën me Milanin kryesues.

Gjithsesi Interi ishte me shumë fat në sfidën e San Siros ndaj Napoli dhe për 3 pikët duhet ti falet për portierit Handanovic me kapitenin që iu rikthye kohëve të arta, duke shpëtuar Interin nga të paktën 3 gola të sigurt. Për Conten fitorja ndaj një skuadre pretendente si Napoli vlen dyfish.

"Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, Napoli është një ekip i shkëlqyer. Ishte një përballje shumë taktike, të dy ekipet e respektuan njëri-tjetrin. Sigurisht që nuk ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, por rëndësi kanë tre pikët që morëm. Fitorja ndaj një skuadre ambicioze si Napoli vlen dyfish.

Djemtë e ndjenë peshën e fitores në minutat e fundit. Interi duhet të mësohet të vuajë dhe t’i përjetojë këto lloj situatash, por është një sinjal i mirë të fitosh në këtë mënyrë", theksoi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat