Mourinho: Edhe barazimi do të ishte një rezultat negativ

Futboll

Mourinho: Edhe barazimi do të ishte një rezultat negativ

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Mourinho: Edhe barazimi do të ishte një rezultat negativ

Ndryshe nga Jurgen Klopp, Jose Mourinho ka bindjen se në sfidën mes Liverpool dhe Tottenham humbi skuadra më e mirë.

Trajneri i Tottenham në intervistën pas ndeshjes nënvizoi se skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë në Anfield Road dhe meritonte shumë më tepër duke e cilësuar si të padrejtë rezultatin.

“Ia thashë edhe Klopp, skuadra më e mirë humbi, por ai nuk ishte dakord. Ishim shumë afër fitores, ishim edhe afër barazimit, por në fund kthehemi në shtëpi me humbje. 

Edhe barazimi do të ishte një rezultat negativ, imagjino humbja.

Djemtë kryen një paraqitje të shkëlqyer, gabimet nuk munguan dhe kemi gjëra për të përmirësuar. 

Rezultati ishte i padrejtë, skuadra ime m’u duk brilante, ndërsa Liverpool nuk u shfaq si skuadër fituese, kampione Anglie apo kampione Europe“, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat