Përplasja e frikshme me kokë

Futboll

Përplasja e frikshme me kokë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Përplasja e frikshme me kokë

Ligjvënësit e futbollit kanë miratuar ditën e mërkurë prezantimin e zëvendësimit ekstra për përplasjet në kokë për një periudhë eksperimentale që do të nisë prej muajit janar.

Presioni gjithnjë e më i madh i diagnozave me demencë nga ish-futbollistët dhe traumat e goditjeve në kokë tashmë do të merren më seriozisht gjatë një ndeshjeje futbolli, shkruan panorama sport.

Vendimi u mor pas një takimi të Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit, pak javë pas përplasjes së kokës mes David Luizit dhe Raul Himenezit në Arsenal-Uolves, e cila i shkaktoi sulmuesit meksikan një frakturë në kafkë, duke i rrezikuar jetën.

Pjesëtarët e IFAB ranë dakord se kur ka raste të dyshimta për trauma në kokë, lojtari në fjalë do të zëvendësohet përfundimisht nga ndeshja për të mbrojtur shëndetin e tij, por numri i zëvendësimeve të skuadrës nuk “digjet”. Çdo federatë ka të drejtën për të aplikuar në IFAB dhe FIFA për zbatimin e këtij zëvendësimi prej 1 janarit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat