Futbolli i femrave fillon në Tiranë

Futboll

Futbolli i femrave fillon në Tiranë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
Futbolli i femrave fillon në Tiranë

Futbolli i bazës është vendimtar për rritjen cilësore të lëvizjes futbollistike dhe si i tillë shikohet edhe për femrat.

Angazhimi i vajzave nën moshën 13 vjeҫ në futboll është thelbësor për të rritur elemente cilësore dhe për të furnizuar më pas skuadrat e para, që garojnë në Kampionatin Kombëtar.

Në Tiranë ka filluar këtë javë kampionati për grup-moshat U-13 ku marrin pjesë 11 skuadra me 180 vajza të regjistruara. Internacional, Akademia Arena, Rinia, Olimpik Junior, Tirana United, Atletik Tirana, Dinamo, Don Bosko, Dardania, Valbona dhe Miq për Jetë do të luajnë ndërmjet tyre në dy faza me sistem vajtje-ardhje për të përcaktuar skuadrën kampione për Zonën Rajonale të Tiranës.

Krijimi i skuadrave U-13 dhe U-15 në të gjithë Shqipërinë, së bashku me kampionatin e shkollave 9-vjeҫare, është një nga pikat kryesore të strategjisë së futbollit të femrave 2020-2025 e miratuar nga Federata e Futbollit në fillimin e këtij viti.

Në këtë strategji është parashikuar dhe incentivimi financiar për të gjithë trajnerët, shoqatat dhe klubet që organizojnë futboll për vajza në të gjitha nivelet, nga U-13 deri te ekipet e Kampionatit Kombëtar, që këtë sezon zhvillohet me 12 skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat