​Jordan Henderson flet pas ndeshjes me Tottenham Hotspur

Futboll

​Jordan Henderson flet pas ndeshjes me Tottenham Hotspur

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:52
​Jordan Henderson

Mbrëmë është zhvilluar derbi mes Liverpool dhe Tottenham Hotspur, ku “Të Kuqtë” treguan edhe njëherë se pse janë kampionë të Premier Ligës angleze, ku triumfuan kundër skuadrës së Jose Mourinhos me rezultat të ngushtë 2:1.

Liverpool kaluan në epërsi përmes golit të Mohamed Salah, i cili erdhi si devijim i mbrojtësit të Tottenham, Toby Alderwield. Gëzimi i kampionëve nuk zgjati shumë, pasi ylli i Tottenham Heung-Min Son arriti të barazojë shifrat në 1:1 përmes golit të tij.

Pjesa e parë përfundoi 1:1, dhe Liverpooli përsëri vazhdoi dominimin në pjesë të dytë, ku në minutat shtesë arritën ta sigurojnë fitoren përmes sulmuesit Roberto Firmino.

Pas fitores në këtë ndeshje, kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson, foli për media ku u shpreh tejet i kënaqur me fitoren.

"Paraqitje e jashtëzakonshme, ndoshta më e mira e këtij sezoni. Nuk u ndalëm asnjëherë dhe e gjetëm golin e fitores i cili ishte i merituar. Ne vetëm mendojmë t'i fitojmë ndeshjet dhe të marrim pikë. Fokusi në vikend është te Palace, i cili është një kundërshtar shumë i vështirë”, tha Henderson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat