Lewandowski - lojtari më i mirë! Ja formacioni i vitit 2020

Futboll

Lewandowski - lojtari më i mirë! Ja formacioni i vitit 2020

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:42
Formacioni më i mirë

(E plotësuar) -   Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, sot në Zurich ka ndarë çmimet për më të mirët. Lojtari më i mirë i vitit: Robert Lewandowski (Bayern Munih).  Një çmim i merituar nga lojtari i Bayernit që ka kaluar një supersezon dhe ka fituar gjithçka në këtë edicion futbollistik.

Lewandowski ashtu edhe pritej që të zgjidhej më i miri, duke pasur parasysh lojërat e tij fantastike dhe sukseset me klubin e Bayernit, kampion të Evropës, të Gjermanisë, fitues të Superkupës së Evropës, Kupës së Gjermanisë.  

Në konkurrencë për këtë vit për më të mirin kanë qenë: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Robert Lewandowski (Bayern).

Image

Ja formacioni më i mirë për vitin 2020: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Ramos, Davies; Kimmich, De Bruyne, Thiago Alcantara; Messi, Lewandowski, Ronaldo.

Formacioni më i mirë për femra: Endler; Bronze, Renard, Bright; Heath, Boquete, Bonansea, Rapinoe; Cascarino, Miedema, Harder.

Futbollistja më e mirë e vitit: Vivian Miedema (Arsenal).

Image

Formacioni më i mirë - femrat për vitin 2020

Hans Flick fitoi kurorën e trefishtë me Bayernin, por Jurgen Klopp u zgjodh trajneri më i mirë. 

Për këtë Klopp ka thënë se është i befasuar pasi që atë e ka fituar për herë të dytë radhazi.

Në Zurich po mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.

Image

Neuer
FIFA po zgjedhë lojtarin/en, trajnerin/en, portierin/en dhe golin më të mirë të vitit 2020.

Neuer ka thënë se ka fituar kurorën e  trefishtë me Bayernin duke thënë se në Lisbonë bën një punë të mirë bashkë si skuadër dhe fituan  Champions League .

Futbollistja më e mirë e vitit: Vivian Miedema (Arsenal)

Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp (Liverpooli)

Çmimi i bamirësisë: Markus Rashford (Manchester Utd)

Trajnerja më e mirë për femra: Sarina Vigman (Holandë)

Portieri më i mirë: Manuel Neuer (Bayern Munih)

Portierja më e mirë femër: Sarah Bouhaddi (Lyon).

Goli më i bukur i vitit: Heung Min Son (Totenhem)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat