Tiago rikthehet në stërvitje

Futboll

Tiago rikthehet në stërvitje

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:52
Tiago rikthehet në stërvitje

Mesfushori i Liverpullit, Tiago Alkantara, është rikthyer të stërvitet me ekipin e tij pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta rreth dy muaj. Spanjolli 29 vjeçar u lëndua në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Everton, të cilën ndeshje pati shumë polemika pas vendimeve të “VAR”. 

Në këtë ndeshje, poashtu ishte edhe mbrojtësi Virxhil van Dijk, i cili u lëndua rëndë nga ndërhyrja e portierit të Everton, Xhordan Pikford. Por, në pjesën e dytë, ishte dashur të largohej edhe Tiago, pas ndërhyrjes së Riçarlison, i cili u ndëshkua me të kuq.

Fillimisht dukej se spanjolli nuk do ta kishte problem, dhe se bëhej fjalë për një lëndim të vogël, por pas analizave mjeksore, dëmi i shkaktuar ishte më i madh sesa mendohej.

Tiago ka munguar nga 17 tetori, dhe ka humbur 14 ndeshje për ‘The Reds’, theksojmë se rikthimi i tij është një shtytje e madhe për ekipin e Jurgen Klop, të cilët po përballen me lëndime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat