Çka po ndodh me Muriqin te Lazio?

Futboll

Çka po ndodh me Muriqin te Lazio?

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Çka po ndodh me Muriqin te Lazio?

Vedat Muriqi është kthyer në stërvitje me Lazio. Fillimi i tij te bardhekaltrit nuk ishte i duhuri.

Në verë, për shkak të një dëmtimi të muskujve, humbi fazën përgatitore. Pastaj Covid-19, debutimi pa lënë asnjë gjurmë dhe një ndalesë e re.

Ai nuk ka luajtur që nga 24 nëntori. Ato 9 minuta kundër Zenit ishin fatale. Që kur ka mbërritur në Romë, sulmuesi kosovar ka bërë gjithsej 8 paraqitje midis kampionatit dhe Champions-it; ose vetëm 293 minuta lojë. Zërat nga Turqia flasin për përfshirjen e Galatasaray në merkaton e janarit. Klubi i Stambollit po mendon të marrë Muriqin në rast të largimit të Falcao.

Sidoqoftë, agjenti i kosovarit, duke folur për “Hurriyet”, i mohoi zëra të tillë të merkatos. “Vedat nuk ishte në gjendje të kryente përgatitjen e verës me Lazio për shkak të një dëmtimi.

Pastaj kishte Covid-19. Pritshmëritë për të janë të mëdha te Lazio. Thashethemet në lidhje me Galatasaray nuk janë absolutisht të vërteta. Pas një paraqitjeje të dobët, ai u ul në stol”, – thotë Haluk Canatar.

Igli Tare beson fort te Vedati. Ai e zgjodhi atë për sulmin bardhekaltër, pagoi pothuajse 20 milionë euro. Pra, do të ishte e paimagjinueshme që një investim i tillë të hidhej poshtë për 6 muaj, që Muriqi të largohet në janar. Ai është përsëri në dispozicion të Inzaghi. Tashmë, ndaj Napolit mund të ketë disa minuta për të rifituar ndjenjën me topin dhe shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat