Ofendoi futbollistin shqiptar për kombësinë, ja dënimi

Futboll

Ofendoi futbollistin shqiptar për kombësinë, ja dënimi

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Ofendoi futbollistin shqiptar për kombësinë, ja dënimi

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur para dy ditësh, në ndeshjen e dy skuadrave italiane në Serie D, Trento- San Xhorxhio Sediko.

Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3:2, por sulmuesi durrsak është përballur me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari është fyer për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioco.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia.

Kjo nuk është falur aspak nga Federata, e cila e ka pezulluar menjëherë trajnerin për 4 muaj.

Vetë sulmuesi Aliu ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit, pasi vetëm nëj sezon më parë kishin qenë në të njëjtën skuadër, te Adriese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat