“Shumë oferta në drejtim të Ozilit që në janar”

Futboll

“Shumë oferta në drejtim të Ozilit që në janar”

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Mesut Ozil

Dr. Erkut Sogut ka thënë se 32 vjeçari do të pret skadimin e kontratës me Arsenalin, pavarësisht se ka oferta qysh në janar për t’u larguar nga aty

Agjenti i Mesut Ozilit, Dr Erkut Sogut ka thënë se mesfushori gjerman ka marrë oferta nga klube në të gjithë botën, por se 32 vjeçari është i vendosur të qëndrojë në Londër deri në skadimin e kontratës së tij.

Ish plejmejkeri i Real Madridit nuk ka luajtur për skuadrën nga Londra Veriore prej marsit të vitit 2020 – madje ai nuk është regjistruar në skuadër të Mikel Artetas as për ndeshjet në Premier Ligë dhe as në Europa Ligë.

Spanjolli ka thënë se Ozil mund të kthehet në skuadër në shkurt, kur disa largimi mund të ndodhin në skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ozili do të mund të flasë me klube të huaja qysh me fillimin e Vitit të Ri, pasi që kontrata e mesfushorit do të skadojë në verën e vitit 2021.

Ai është lidhur me një kalim tek gjigantët turk, Fenerbahce por DR Sogut ka konfirmuar se bisedimet preliminare do të ndodhin me herët por që ai nuk do të largohet në janar nga Anglia.

“Mesut ka gjashtë muaj në kontratën e tij me Arsenalin. Sigurisht, atij i mungon futbolli. Ai është duke punuar shumë që ta vesh përsëri fanellën e Arsenalit dhe do të vazhdojë ta bëj këtë”, ka thënë përfaqësuesi i Ozil për Fanatik.

“Dua ta qartësojë situatën tonë në lidhje me Fenerbahce. Po kemi pasur takime me ta. Ne jemi takuar dhe kemi pasur biseda një me një me zyrtarë të lartë të këtij klubi. Megjithatë, ne nuk do të kemi bisedime zyrtare për transfer para janarit. Ne kemi marrë oferta për Mesutit nga e gjithë bota. Interesi i Fenerbahces për të tashmë është i njohur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat