Vidal dhe Brozovic afër rikuperimit

Futboll

Vidal dhe Brozovic afër rikuperimit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Vidal dhe Brozovic

Mesfushorët e Inter, Arturo Vidal dhe Marcelo Brozovic, janë afër rikthimit nga lëndimi dhe mund të paraqiten kundër Spezia në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Sipas ‘SkySport Italia’, mesfushorët e Inter, Marcelo Brozovic dhe Arturo Vidal, janë afër rikthimit nga lëndimi.

Ata po punojnë të rikthehen në ndeshjen kundër Spezia që do ta luajë Inter.

Kiliani ka munguar në ndeshjet e fundit nga një problem muskular, edhe Brozovic i cili doli nga loja në ndeshjen ndaj Napolit, ka pësuar një problem muskular, por ai do të duhej të ishte prezent në këtë ndeshje.

Inter qëndron në vendin e dytë me 27 pikë, një më pak se Milan, i cili është lider në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat