Çfarë flitet për Shaqirin?

Futboll

Çfarë flitet për Shaqirin?

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Çfarë flitet për Shaqirin?

Jurgen Klopp ka thënë se mesfushori kosovar që luan për Zvicrën do të jetë gati për skuadrën e tij që në javën tjetër e ku ai do të jetë në dispozicion të The Reds për Krishtlindje

Jurgen Klopp ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Crystal Palace për rikthimin e disa lojtarëve të lënduar të Reds, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin.

Klopp po ashtu shpreson që Thiago Alcantara do të kthehet në stërvitje të plota në javën tjetër dhe duke bërë humor ka thënë se do të ishte “ideale që atë ta transferonte në janar”.

Thiago nuk është paraqitur për Reds që në tetor për shkak të një lëndimi në gju, por sot është fotografuar duke u stërvitur i ndarë në qendrën stërvitore me trajnerin e fitnesit, David Rydings.

29 vjeçari është duke u rikuperuar “hap pas hapi”, por trajneri ka thënë se ai do të mund të kthehet në stërvitje të plota para se të përfundojë viti.

“Ai po punon për t’u kthyer. Ne tashmë po bëjmë shaka këtu; ne themi se ndoshta ‘është dashur ta transferojmë Thiagon në janar!”, tha Klopp për gazetarët.

“Ai është gjithnjë e më afër rikthimit. Ai është në rrugë të mirë por ne nuk do ta ngutim. Nuk na lejohet ta ngutim”.

“Natyrisht, është mirë që të luajë për ne. Ai ende nuk po stërvit me skuadrën dhe aktualisht është në fazën e fundit të rikuperimit”.

“Ne do të shohim si është, ne do ta shohim atë në fushë në javët e ardhshme dhe atë si është në stërvitje? Nuk e di 100 për qind. Do të këtë edhe disa teste të reja dhe pastaj do ta marrim vendimin”.

Klopp po ashtu ka shtuar se James Milner dhe Xherdan Shaqiri, të dy këta kanë qenë jashtë për shkak të disa problemeve muskulore, janë në të njëjtën pozitë me Thiagon por që ata mund të rikthehen në stërvitje të plota gjatë periudhës së Krishtlindjeve, pra më herët.

“Nuk është vetëm rasti i Thiagos, por po ashtu edhe Milly dhe Shaq janë në një pozitë të njëjtë. A kam harruar ndonjë? Kemi shumë lojtarë të lënduar kohëve të fundit”.

Liverpool udhëton në Selhust Park jo vetëm pa Thiagon, Milnerin dhe Shaqirin por po ashtu edhe pa Kostas Tsimikas dhe Diogo Jotan, të dy këta me lëndime në gju.

Të lënduar të tjerë për kohë të gjatë janë Virgil van Dijk dhe Joe Gomez por Joel Matip mund të kthehet në skuadër pas problemeve që pati me shpinë.

Reds do të luajnë në këtë ndeshje si kryesues të Premier Ligës pasi që mposhtën Tottenhamin të mërkurën në mbrëmje, por ata nuk kanë fituar ndeshje jashtë Anfield në ligë që nga shtatori, ku kanë barazuar katër ndeshje të tyre jashtë Liverpoolit.

“Ne nuk e kemi shijuar këtë”, tha Klopp. “Varet pak nga kundërshtarët, ne ishim pak edhe të pafat në një apo në dy ndeshje, por është fakt, ne nuk jemi duke fituar shumë jashtë shtëpie”.

“Ne do të përpiqemi që ta ndryshojmë këtë dhe ti vëmë gjërat në vendin e duhur. Të luajmë futboll të mirë sa më shumë që mundemi, jashtë dhe në shtëpi dhe nga nesër do të përpiqemi që ta arrimë këtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat