Moukoko, vazhdon ta shkruajë historinë në futbollin gjerman – bëhet shënuesi më i ri në Bundesligë

Futboll

Moukoko, vazhdon ta shkruajë historinë në futbollin gjerman – bëhet shënuesi më i ri në Bundesligë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Youssoufa Moukoko

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, po vazhdon ta shkruajë emrin e tij në librat e futbollit gjerman.

Ai sot luajti në ndeshjen ku Union Berlin mposhti Borussia Dortumundin me rezultat 2-1.

Përkundër humbjes, Youssoufa Moukoko, i cili është vetëm 16 vjeçar, shënoi një supergol në minutën e 60-të.

Ai javë më parë u bë lojtari më i ri që paraqitet në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa sot arriti edhe të shënonte, duke marr edhe epitetin e shënuesit më të ri në kampionatin gjerman.

Ai ka regjistruar gjashtë paraqitje me ekipin e parë deri më tani dhe ka shënuar një herë.

Më posh mund ta ndiqni golin e talentit 16 vjeçar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat