Ballkani – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Ballkani

Ballkani dhe Gjilani do të përballen në kuadër të ndeshjes që kishte mbetur nga java e 12-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 12:30 do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi do t’i kërkojë pikët maksimale, pasi aktualisht është në vendin e dytë me 38 pikë, dy më pak se lideri Drita.

Në anën tjetër, Gjilani është në të katërtin dhe një fitore e mundshme do e ngushtonte diferencën në pikë me tri vendet e para.

Formacioni startues i Ballkanit: Rugji, Thaqi, Prekazi, Sinani, Potoku, Bytyqi, Kuç, Gripshi, Baftiu, Krasniqi, Daku.

Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Fustar, Jackson, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Progni, Nikaç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat