Disa skuadra interesohen për Gomez

Futboll

Disa skuadra interesohen për Gomez

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Disa skuadra interesohen për Gomez

Pas 6 sezonesh e gjysmë me fanellën e Atalantës, Alejandro Gomez pritet të largohet në janar të këtij viti, kjo për shkak të disa përplasjeve me trajnerin Gian Piero Gasperini gjatë javëve të fundit, të cilat ndikuan në prishjen e atmosferës në ekip.

Fantazisti që në shkurt do të festojë 33-vjetorin e lindjes, luajti disa minuta në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Juventusit dhe tani ndaj Romës nesër e Bolognës të mërkurën, do të luajë ndeshjet e fundit me fanellën e Atalantës.

Për kartonin e Gomez janë vënë në lëvizje disa skuadra si Fiorentina, Inter, Milan e Roma në Serinë A, por edhe të tjera jashtë Italisë, megjithatë vetë argjentinasi ka udhëzuar menaxherët e tij të favorizojnë një transferim në Milano.

Kjo pasi familja e tij jeton prej vjeshtës së 2014-ës në Bergamo dhe nuk ka dëshirë të largohet, ndaj transferimi te një prej skuadrave të Milanos, nuk do ta bënte të domosdoshme shpërnguljen e familjes së Gomez, për vetë distancën e afërt mes dy qyteteve.

Papu Gomez ka luajtur 243 ndeshje me fanellën e Atalantës dhe ka shënuar 59 gola, duke kontribuuar jo pak në arritjen e objektivave historikë për klubin bergamask, si pjesëmarrja në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat