E dhimbshme

Futboll

E dhimbshme

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
E dhimbshme

Një episod serioz i racizmit në Brazil, të mërkurën e kaluar, ka indinjuar rrjetet sociale, por jo vetëm. Dëshmia me video e Luiz Eduardo Bertoldo Santigo, 11 vjeç, i cili në lot tregon atë që i ndodhi, i ka lënë të gjithë zemërthyer.

Fëmija është një lojtar nga “Akademia Uberlandia”, i cili, gjatë ndeshjes së “Copa Caldas” kundër Set Esportes, u desh të dëgjonte fjalë të papranueshme nga trajneri rival: Ai më tha nga afër “i z...”. E përsëriti këtë ofendim shumë herë.

Sapo u informua për incidentin, kampioni brazilian i PSG, Neymar, nuk qëndroi duyarkryq. Ai, kohët e fundit përjetoi vetë një rast racizmi të ngjashëm në Champions, ndaj regjistroi një video-mesazh që po bëhet “viral” në mediat sociale, ku i drejtohet drejtpërdrejt Luiz Eduardo: “Unë pashë që keni vuajtur dhe kaluar një situatë shumë të trishtueshme dhe të mërzitshme.

Fatkeqësisht po kalojmë përmes kësaj lloj gjëje, që sot nuk ka kuptim të ekzistojë. Unë dua t’ju uroj forcë, shpresoj të mos hiqni dorë nga ajo që doni të bëni, e cila është të luajturit futboll.

Kthejeni këtë në forcë, stërvitje, përkushtim dhe dashuri për atë që bëni, për prindërit tuaj, familjen tënde, të gjithë, pa ngjyrë, pa racë. Një puthje, unë jam me ty, të përqafoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat