Dovedan: Po kthehet ekipi që kam pasur

Futboll

Dovedan: Po kthehet ekipi që kam pasur

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
Dovedan: Po kthehet ekipi që kam pasur

Trajneri i  Bylisit, Vlejko Dovedan, u shfaq i kënaqur për barazimin në transfertë ndaj Partizanit.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Gol”, u shpreh shkurtimisht:

“Jam i kënaqur për ndeshjen që bëmë sot, kemi luajtur me skuadrën më të mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur. Po shikoj që skuadra sa vjen dhe po ngjitet, mendoj se do të bëhet një skuadër e mirë si ajo që kam pasur.

Merkato?

Problemin e golit e kemi. Mendoj se në merkaton e janarit mund të marrim lojtarë të mirë”, u shpreh Dovedan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat