Diego Costa e quan ‘bastard’ Luis Suarezin pasi uruguaiani shënoi dy herë

Futboll

Diego Costa e quan ‘bastard’ Luis Suarezin pasi uruguaiani shënoi dy herë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Diego Costa

Diego Costa me shaka e ka quajtur bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez, një ‘bastard’  pasi uruguaiani shënoi dy herë kundër Elches të shtunën pasdite.

33-vjeçari Suarez ishte kritikuar për paraqitjet e tij kohëve të fundit, veçanërisht në humbjen e Atletico Madridit ndaj Real Madridin me rezultat 2-0 javën e kaluar.

Menaxheri Diego Simeone madje duhej të dilte për të marrë disa nga presionet mbi ish-yllin e Barcelonës, duke pretenduar se faji ishte i tij pasi kishte nxituar ta inkuadronte në lojë menjëherë pasi Suarez u kthye pas infektimit me COVID- 19.

“Personi më i përgjegjshëm jam unë dhe jo ai. Thjesht nga Covid ne e inkuadruam atë, pa i dhënë kohë të ngrihej me shpejtësi, por ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, kishte thënë Simeone.

Sidoqoftë, Simeone nuk do të duhet të vazhdojë të mbulojë Suarez tani, me sulmuesin që shënoi dy herë për tu rikthyer në formë në fitoren 3-1 të La Ligas ndaj Elches.

Megjithatë, forma e Suarezit po e ‘pengon’ bashkëlojtarin e tij, Diego Costa, i cili e ka quajtur me shaka ‘bastard’ uruguaianin.

“Ai nuk po shënonte, ‘bastardi’ tani që unë jam kthyer shënon dy herë”, ka thënë Costa, përpara se të shtonte se ishte shumë i lumtur për Suarezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat