Balaj në formë

Futboll

Balaj në formë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Balaj në formë

Balaj gjen sërish golin, i treti brenda pak javësh!

Bekim Balaj gjen sërish golin në Austri me skuadrën e tij Sturm Graz.

Sulmuesi shkodran realizoi golin e fundit të sfidës në fitoren 3-0 ndaj St. Polten, që shënonte suksesin e pestë radhazi në kampionat të Sturm Grazit.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 78-të, vetëm pesë minuta pasi ishte hedhur në fushë si zëvendësues (i Friesenblicher), teksa më parë për ekipin vendës kishin shënuar Jantscher (29’) dhe Friesenblicher (70’).

Për Balajn ky ishte goli i tretë në kampionat dhe i katërti në total me Sturm Grazin në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat