Parma – Juventus, Pirlo kërkon rikthimin te fitorja, formacionet zyrtare

Futboll

Parma – Juventus, Pirlo kërkon rikthimin te fitorja, formacionet zyrtare

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Foto Ilustrim

Pas barazimit 1-1 xhiron e kaluar me Atalantën, kampioni aktual i Italisë, Juventusi do të kërkojë t’iu rikthehet fitoreve dhe për ta bërë këtë sonte duhet ta mposht Parman në stadiumin “Enio Tardini”.

Kjo ndeshje starton nga ora 20:45 dhe trajneri i Juventusit është nën presion për tre pikë të reja për të qëndruar në hap më Milanin dhe Interin në luftën për titull në Serie -A.

Të dy skuadra i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare dhe ato janë:

PARMA (4-3-3): Sepe; Iacoponi, Osorio, Bruno Alves, Gagliolo; Sohm, Hernani, Kurtic; Kucka, Cornelius, Gervinho.

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Kulusevski, Bentancur, McKennie, Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat