Depay shënon një penallti të bukur me ‘panenka’

Futboll

Depay shënon një penallti të bukur me ‘panenka’

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Memphis Depay

Memphis Depay ka shënuar një gol të bukur nga penalltia në stilin e njohur ‘panenka’ në ndeshjen e Lyonit ndaj Nice.

Lyoni ka fituar në udhëtim te Nice me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Amine Gouiri (44’) për vendasit, ndërsa për Lyon shënuan Depay (31’), Tino Kadewere (39’), Karl Toko Ekambi (63’) dhe Houssem Aouar (73’).

Megjithatë, goli më i bukur i mbrëmjes padyshim se ishte gol i parë i shënuar nga sulmuesi holandez, Depay.

Depay ka bërë bujë në rrjetet sociale pas golit të shënuar nga pika e bardhë në stilin ‘panenka’ duke mos i lënë asnjë mundësi intervenimi portierit.

Ky ishte goli i tetë i Depayt këtë sezon në Ligue 1, ndërsa ka edhe katër asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat