Milan më shumë mungesa në Sassuolo

Futboll

Milan më shumë mungesa në Sassuolo

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Milan më shumë mungesa në Sassuolo

Milan ka udhëtuar në Sassuolo.

Trajneri Stefano Pioli është detyruar të bëj shumë ndryshime ku ka ftuar edhe lojtarë të rinj nga akademia.

Sipas mediave në Italia, Milanit pritet që t’i mungojnë në këtë ndeshje: Ante Rebic, Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, Ismael Bennacer dhe Matteo Gabbia. Kështu që ata kanë ftuar edhe të riun Emil Roback që mund të luajë kundër Sassuolos.

Në sulm, nuk do të jetë vetëm Ibrahimovic jashtë për gati një muaj por edhe Rebic nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një lëndimi. Në këtë situatë emergjente, në skuadrën e parë është ftuar sot edhe 17 vjeçari, Sëede Roback.

Në mbrojtje, Pierre Kalulu mund të startojë përsëri si mbrojtës, pasi mungojnë Kjaer edhe Gabbia.

Kjo është skuadra e Milanit që ka udhëtuar për në Sassuolo: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Theo Hernandez, Kalulu, Musacchio, Romagnoli; Calhanoglu, Castillejo, Brahim Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali; Colombo, Leao, Maldini, Roback.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat