Mourinho: Besoj se edhe gjyqtarët ndihen njëlloj

Futboll

Mourinho: Besoj se edhe gjyqtarët ndihen njëlloj

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:59
Mourinho: Besoj se edhe gjyqtarët ndihen njëlloj

Jose Mourinho i ka vazhduar sulmet ndaj trajnerëve të Premierligës për sjelljen e tyre në vijën anësore, duke këmbëngulur se ai vetë është bërë shembull i shkëlqyer i sjelljes së mirë.

Mourinho është ndëshkuar shpesh nga Federata e Futbollit e Anglisë gjatë kohës së tij në Angli si trajner i Chelseat në dy periudha, i Manchester Unitedit një herë dhe tani i Tottenhamit.

Portugezi, i cili u pezullua në vitin 2016 për shkelmimin e shishes së ujit gjatë barazimit të Unitedit me West Hamin, u përfshi në një incident të nxehtë pas humbjes së Tottenhamit 2:1 kundër Liverpoolit të mërkurën.

Ai bisedoi me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, me ton armiqësor pas fishkëllimës së fundit dhe më vonë zbuloi se çfarë i kishte thënë gjermanit.

“I thashë atij (Kloppit) se ekipi më i mirë humbi dhe ai nuk u pajtua, por ai është mendimi i tij”, kishte thënë Mourinho të mërkurën.

“Nëse unë sillem si ai, atëherë unë nuk lejohem të qëndrojë aty më”, shtoi ai.

Një natë më parë, Pep Guardiola i kishte shpëtuar ndëshkimit pavarësisht se e kishte mbërthyer gjyqtarin e katërt kur ai po tregonte për kohën shtesë në barazimin e Manchester City 1:1 me West Brom.

Mourinho thotë se nuk e kupton pse homologët e tij ia hedhin me një sjellje të tillë.

“Për shumë vite kam qenë shembulli i mirë i sjelljes së keqe në vijën anësore dhe jam ndëshkuar gjithmonë për këtë”, tha Mourinho.

“Por në këtë çast, unë sinqerisht e vlerësoj veten – dhe besoj se edhe gjyqtarët ndihen njëlloj – shembull të shkëlqyer të sjelljes së mirë në vijën anësore. Por i shoh të tjerët duke bërë gjëra të pabesueshme dhe asgjë nuk ndodh. Për këtë mund të flas sepse e përjetoj. Jetoj çdo ditë në vijën anësore”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat