Perez: Reforma në futboll nuk duhet të vonojë

Futboll

Perez: Reforma në futboll nuk duhet të vonojë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Perez: Reforma në futboll nuk duhet të vonojë

Real Madridi po zhvillon asamblenë e përgjithshme të klubit. Presidenti Florentino Perez foli gjërë e gjatë për shumë çështje të rëndësishme.

“Po jetojmë kohë të vështira që kanë ndikuar ekonomikisht dhe te ne. Dua të falenderoj partnerët, por dhe stafin e lojtarët që kanë ulur pagat e tyre në mënyrë që të mos shkurtojmë stafin e punëtorëve.

“Mungesa e tifozëve ka ulur të ardhurat në klub. Shpresojmë që tifozët të kthehen, por duket e vështirë diçka e tillë për momentin.

“Zidane ka fituar 11 tituj me Realin dhe është trajneri i dytë më me shumë fitore në historinë e klubit.

Një simbol si trajner dhe si lojtar.

“Futbolli europian ka nevojë për impulse dhe zhvillime të reja në sport. Futbolli duhet të përballet me kohë të reja dhe Reali do të jetë atje.

“Reforma në futboll nuk duhet të vonojë dhe duhet të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Klubet e mëdha europiane kanë përgjegjëssitë të udhëheqin këto ndryshime”, – tha Perez ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat