Milani "shënjestron" sulmuesin e Napolit

Futboll

Milani "shënjestron" sulmuesin e Napolit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Milani "shënjestron" sulmuesin e Napolit

Pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç, Milani po vuan shumë ndeshjet e fundit për sulmues dhe drejtuesit kuqezinj po shohin përreth për zëvendësuesin ideal që i ngjason karakteristikave me gjigantin suedez.

Përveç emrave të Milik të Napolit, skuadra kuqezi i ka hedhur sytë edhe tek një tjetër sulmues të Napolit që i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm, bëhet fjalë për Fernando Jorenten.

Spanjolli i cili nuk po gjen hapësira me Ivan Xhenaro Gatuzon ka marrë një ofertë nga Sampdoria për një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi edhe për një vit.

Por është e qartë që një telefonatë e Milanit do të ndryshonte kartat në tavolinë pasi vetë Jorente do t’a mendonte seriozisht kalimin tek klubi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat