Paçarada standard, çfarë po ngjan me St. Paulin?

Futboll

Paçarada standard, çfarë po ngjan me St. Paulin?

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Pamje nga ndeshja e sotme

Trajneri i St. Paulit, Timo Schultz, ka harruar kur ka shënuar fitore! Fitorja e fundit për St. Paulin, daton me 27 shtator me rezultat 4:2 ndaj Heidenheimit. 

Që nga 27 shtatori, skuadra nga Hamburgu vuan për fitore apo plot dhjetë ndeshje rresht, ka 4 barazime dhe 6 humbje, duke ia përkeqësuar bilancin në renditje!

St. Pauli sot si vendas pëson humbje të rëndë me rezultat 3:0 nga Fortuna Dyseldorf, në takimin e javës së 13-të të Bundesliga II. 

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit standard, duke u zëvendësuar në minutën e 61-të. 
Zimmermann (10'), Hennings (64') dhe Prib (90+3) shënuan për fitoren e Fortunës.

St. Pauli ka një takim me pak, renditet në pozitën e parafundit (i 17-ti) me 8 pikë apo me një fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, ndërsa Fortuna mban vendin e pestë me 23 sosh. Timo Schultz po kalon ditët më të vështira si trajner!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat