Celina u vlerësua kështu pas paraqitjes ndaj Monacos

Futboll

Celina u vlerësua kështu pas paraqitjes ndaj Monacos

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Celina u vlerësua kështu pas paraqitjes ndaj Monacos

Skuadra e Dijonit nuk ka arritur të shmang humbjen në shtëpi nga Monaco në elitën e futbollit francez.

Mysafirët nga Monaco fituan minimalisht 0:1 në takimin e javës së 16-të kampionale.

Për Dijonin nga minuta e parë gjerë në të fundit ishte mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.

Lojtari “dardan” ishte ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij, sipas sajtit “Whoscored.com”.

Celina u vlerësua me notën 6.5 në këtë përballje aspak të lehtë.

Dijoni i Bersant Celinës është në pozitën e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë të tubuara në 16 ballafaqime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat