Aboutrika: Salah nuk është i lumtur në Liverpool

Futboll

Aboutrika: Salah nuk është i lumtur në Liverpool

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Mohamed Salah dhe Mohamed Aboutrika

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli sipas ish-bashkëlojtarit të tij Mohamed Aboutrika.

Ish-bashkëlojtari i Mohamed Salah tek Kombëtarja e Egjiptit, Mohamed Aboutrika, ka pohuar se ai beson se ish-lojtari i Romës është i pakënaqur në Liverpool.

“Unë e thirra Salah për situatën e tij në Liverpool dhe ai është i mërzitur, por kjo kurrë nuk do të ndikonte në paraqitjet e tij në fushë,” tha ai për “beIN Sport”.

“Unë e di që Salah nuk është i lumtur në Liverpool, ai më tregoi arsyet pse nuk është i lumtur, por ato janë sekrete dhe nuk mund të flas në lidhje me këtë në publik. Një nga arsyet që e zemëroi Salah ishte se atij nuk ju dha shiriti i kapitenit kundër Midtjylland”, tha Aboutrika.

“Për mendimin tim Liverpool dëshiron të shesë Salah për arsye ekonomike, unë skam ndonjë ndikim në atë, por ai është i rritur dhe jam i sigurt që do marrë vendimin e duhur”, tha Mohamed Aboutrika.

Ndërkohë, Salah kishte pranuar se nuk ishte i lumtur për situatën e kapitenit në një intervistë me “AS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat