Milani me tri mungesa të mëdha kundër Lazios

Futboll

Milani me tri mungesa të mëdha kundër Lazios

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Milan

Përveç mungesave të Ismael Bennacer dhe Franck Kessie, Milanit mund t’i duhet të përballet edhe pa Sandro Tonalin kundër Lazios të Mërkurën.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ish-mesfushori i Brescias po lufton me një problem muskulor, duke e detyruar atë të lërë në gjysmë ndeshjen në fitoren 2-1 ndaj Sassuolos të Dielën.

Raporti thekson dëmtimin që i shtohet Bennacerit dhe pezullimt të Frank Kessiet, që do të thotë se Stefano Pioli mund t’i ketë tre mesfushorë të tij më të rëndësishëm të padisponueshëm kundër “Biancocelestëve.”.

“Rossonerët” hyjnë në ndeshjen finale të vitit 2020 si kryesues të Ligës në Itali, me një pikë më shumë se rivalët lokalë të Interit.

Milani dhe Juventusi janë dy skuadrat e vetme ende të pamposhtura pas 13 ndeshjeve të Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat