Shorti i 1/8 së finales së Kupës më 11 janar

Futboll

Shorti i 1/8 së finales së Kupës më 11 janar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Foto Ilustrim

Shorti i 1/8 së finales së Kupës më 11 janar

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka caktuar sot terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-së së finales së Kupës së Kosovës.

Me këtë rast, shtëpia e futbollit njofton se çiftet e kësaj faze do të mësohen më 11 janar të vitit 2021 në orën 13:00.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.

Siç dihet, ky trofe është bërë edhe më i çmueshëm për klubet pasi fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në Europa League. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat