Statistikë e tmerrshme, Roma nuk ka fituar asnjë ndeshje kundër top gjashtë klubeve të Seria A këtë edicion

Futboll

Statistikë e tmerrshme, Roma nuk ka fituar asnjë ndeshje kundër top gjashtë klubeve të Seria A këtë edicion

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Foto Ilustrim

Roma këtë edicion nuk ka fituar as edhe një ndeshje kundër gjashtë skuadrave më të mira në Seria A, duke shënuar gjashtë gola dhe pranuar 13 të tilla.

“Romakët” dje u mposhten në udhëtim të Atalanta, edhe pse ishin në epërsi prej 0 – 1, por në fund humbën 4 – 1.

Roma nuk ka fituar ndaj gjashtë skuadrave më të mira, duke barazuar me Milanin dhe Juventusin.

Kurse, u mposhtur nga Napoli dhe Atalanta, derisa në gjashtë ndeshje kanë pranuar 13 gola dhe kanë shënuar vetëm gjashtë.

Rekordi i Paulo Fonseca kundër top klubeve të Seria A që nga koha kur është trajneri i Romës:

Juventus: një fitore, një barazim dhe dy humbje

Inter: asnjë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje

Napoli: një fitore, asnjë barazim dhe dy humbje

Milan: një fitore, një barazim dhe një humbje

Atalanta: asnjë fitore, asnjë barazim dhe tri humbje

Lazio: asnjë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat