Maguire, më i aktivizuari gjatë 2020

Futboll

Maguire, më i aktivizuari gjatë 2020

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Harry Maguire

Harry Maguire është futbollisti më i aktivizuar gjatë 2020. Qendërmbrojtësi i Manchester United ka qenë në fushë për 4745 minuta. Anglia është një vend ku futbolli luhet thuajse çdo ditë dhe për këtë pas Maguire renditet një tjetër mbrojtës i Premier League, Ruben Dias i Manchester City me 4344 minuta.

Lionel Messi klasifikohet i treti me 4293 minuta, pasi është pika e referimit te Barcelona.

Nga kampionati anglez këtë klasifikim janë edhe 2 lojtarë të Manchester United, Bruno Fernandes, i katërti dhe Victor Lindelof po i United që renditet i shtati.

Lojtari më i aktivizuar nga ekipet e Serie A është Romelu Lukaku, i gjashti me 4144 minuta. Në 100 më të aktivizuar janë edhe Granit Xhaka me 3851 minuta dhe Fidan Aliti me 3660.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat