Poggi uron Leao që i theu rekordin për golin më të shpejtë në Seria A

Futboll

Poggi uron Leao që i theu rekordin për golin më të shpejtë në Seria A

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:34
Rafael Leao

Paolo Poggi, më herët mbajtës i rekordit të golit më të shpejtë në Seria A, ka uruar talentin e AC Milanit, Rafael Leao që vendosi rekord të ri.

Portugezi pas vetëm gjashtë sekondave shënoi ndaj Sassuolos, gol që tani është më i shpejtë në histori të Seria A dhe të pesë top ligave evropiane.

Poggi më herët e ka mbajtur këtë rekord duke shënuar pas vetëm tetë sekondave në ndeshjen Fiorentina – Piacenza në vitin 2001.

Ish sulmuesi i Piacenza dhe Udinese përmes një postimi në Twitter ka uruar Leaon.

“Urime Rafael Leao që mposhti ose më mirë shkatërroi rekordin tim për golin më të shpejtë në Seria A, pas 19 viteve. Të lumtë”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat