“Ramsey është lojtar kyç për Juventusin”

Futboll

“Ramsey është lojtar kyç për Juventusin”

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 01:02
Aaron Ramsey

Luca Marchegiani ka shpjeguar pse Aaron Ramsey është krucial për Juventusin dhe insiston se Paulo Dybala “duhet të luajë më shumë ndeshje”

Ish portieri i Lazios, tani analist në Sky Sport Italia, ka komentuar fitoren e Juventusit prej 4-0 në Parma të shtunën dhe për këtë ka lavdëruar mesfushorët e Zonjës së Vjetër.

“Vrapimi në minutat e fundit i McKennieit afër zonës janë një armë e rëndësishme për Juventusin”, tha ai.

“Megjithatë, besoj që Ramsey është zgjidhja më e mirë për rolin e mesfushorit ofensivë, atij i përshatet shumë kjo pozitë”, ka shtuar portieri i Lazios.

Mos startimi i Paulo Dybala, i cili pritet të rikthehet për Fiorentinan nga një lëndim. Argjentinasi nuk ka startuar rregullisht këtë sezon dhe shumicën e herëve ka qenë si sulmues i dytë këtë sezon.

“Mendoj se ai do të luajë më shumë, ai ka karakteristika të tjera nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro MOrata, por mendoj që ai nëse menaxhohet si duhet nga Andrea Pirlo si duhet, do të jetë më i rrezikshëm në zonën e kundërshtarit”.

Dybala ka munguar pesë ndeshje të Serie A për shkak të lëndimeve deri me tani por ka shënuar dy gola në të gjitha ndeshjet.

Ramsey ka dy asiste në 12 paraqitje në të gjitha garat deri me tani në sezonin 2020-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat