Klubi shqiptar ofron 12 mijë euro në muaj për ish-sulmuesin e Wolfsburgut

Futboll

Klubi shqiptar ofron 12 mijë euro në muaj për ish-sulmuesin e Wolfsburgut

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:58
Ferhan Hasani

Ferhan Hasani me shumë gjasa Vitin e Ri do të bëhet me skuadër të re.

Informacionet e fundit bëjnë me dije për një marrëveshjes të ish kapitenit të Shkëndijës me kampionët e Tiranës, që e dëshirojnë me çdo kusht atë në radhët e tyre.

Një propozim me 12 mijë euro në muaj ka shkuar prej javësh në adresë të tetovarit dhe raportimet e fundit bëjnë me dije se “Buba” e ka pranuar këtë ofertë të presidentit Halili dhe në janar ai do të jetë pjesë e Tiranës.

Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtyre thashethemeve, por nëse vjen Hasani do të ishte një përforcim i madh, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe të fantazistit në klube si Volfsburg, Brondby, Helisnki apo edhe Shkëndija, me të cilën skuadër ka luajtur shumë ndeshje të mëdha në garat europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat